
Presidenti amerikan Joe Biden në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është treguar i ashpër, duke deklaruar se administrata e tij nuk do ta “bëjë të lehtë” futjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Biden po mban këtë qëndrim sepse kombi i shkatërruar nga lufta duhet të përmbushë të njëjtat standarde si vendet e tjera anëtare.
“Nuk do ta lehtësoj anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë, pra nuk do ta bëj më të lehtë, mendoj se ata kanë bërë gjithçka që lidhet, kanë demonstruar, aftësinë shumë të koordinuar ushtarakisht, por ka një çështje të tërë se a janë sistemet e tyre të sigurta. Unë mendoj se do mundet të plotësojë standardet që bën çdo komb tjetër për NATO-n”, tha Joe Biden-president i SHBA.
Ky vendim vjen përpara se krerët e NATO-s të takohen në Lituani muajin e ardhshëm. Në një hap simbolik, liderët e aleancës po synojnë të mbajnë një seancë të parë të Këshillit NATO-Ukrainë me Presidentin Volodymyr Zelensky në kryeqytetin lituanez Vilnius, tha të premten në Bruksel shefi i aleancës Jens Stoltenberg.
Lini një Përgjigje