Bota15 Qershor 2023, 19:12

Shishe vere, kartolina dhe postera, sendet e çuditshme të firmosura nga Berluskoni që po shiten me çmime të majme

Shkruar nga Pamfleti

Shishe vere, kartolina dhe postera, sendet e çuditshme të firmosura

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit, objektet dhe sendet të cilat kanë autografin e tij, kanë nisur të shiten me shpejtësi dhe me çmime tepër të larta nëpër platformat e e-commerce.

Disa prej tyre shiten në një nga platformat më të mëdha “EBay”, duke filluar nga orët te kartolinat, shishet e verës dhe posterat zgjedhorë me autografin e Berlusconit.

Shifrat për shitjen e tyre kapin çmime të jashtëzakonshme të cilat variojnë nga 150 euro deri në 4 mijë e 500 euro.

Ora e firmosur (4500 euro)

Kjo orë me autograf është prodhuar në vitin 1993, madje para se Berluskoni të futej në politikë.

CD-ja “Napoli në zemër” (1950 euro)

Imazhi i kopertinës së këtij disku e kemi parë në shumë koleksione fotografish historike të Silvio Berluskonit. Në fakt është i ashtuquajturi “Napoli në zemër” i ish-kryeministrit dhe daton në 1953.

Ky libër i Silvio Berlusconit titullohet “Italia që kam në mendje“, me autograf nga vetë Kavalieri dhe e plotësuar me përkushtim. Po ashtu ka edhe një simbol të ‘Forza Italia’.

Shishja e verës “E kuqja e Presidentit” (1000 euro)

Silvio Berlusconi gjithashtu prodhonte verë në vilën Certosa në Sardenjë. Një prej këtyre shisheve të verës shitet së bashku me një pusullë me autograf.

Kartolina e nënshkruar e AC Milan (650 euro)

Kushdo që dëshiron të mbajë Silvio Berlusconin si president i Milanit si një suvenir mund të blejë këtë kartolinë, gjithashtu me autograf dhe me foton e Berluskonit kur ishte i ri.

Posteri zgjedhor i vitit 1994 (500 euro)

Ky është një nga posterët zgjedhor të vitit 1994, viti kur Silvio Berlusconi hyri në politikë me ‘Forza Italia’.

Kjo fletë letre me autografin e Silvio Berlusconit mund të blihet me kornizë. Në anën e pasme, shpjegon shitësi, ka edhe atë të Natalia Estradës.

Kartolina elektorale (165 euro)

Kjo kartolinë portretizon gjithashtu një Berluskoni të ri që promovon partinë ‘Forza Italia’. Është gjithmonë një artikull me autograf.

berlusconi itali sende autograf