Ky është një qëndrim i një politikani në panik...
Rama, për të mbijetuar, po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve. Churchilli këshillonte se nuk fokusohem tek e kaluara sepse nuk dua te humbas të ardhmen.
Rama provokon me referenca të pa vërteta te 1943 ose 63 vite me para. Asnjë politikanë dhe aq me pak një kryetar partie, kryeministër dhe kryetarë parlamentit nuk duhet në asnjë rast dhe për asnjë sekonde të ushqej urrejtje brenda popullit te tij.
Mjaftojnë dy rastet e fundit.
Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: "ballistët që futeshin në kotecin e pulave dhe vidhnin pulat”.
Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës.
Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur.
Rasti i dytë dhe më i madh është etiketimi "agjent rus, iranian etj.", "pula" dhe "sorra" dhe çdo banalitet ekstrem kundër protestuesve paqësorë dhe atdhetarë. Duhet masivizim për ta ndalur këtë gjuhë flakëhedhëse të urrejtjes midis shqiptarëve.
Fati politik i Ramës është përcaktuar nga vetë Rama si kriminalizues i ekonomisë dhe politikës shqiptare.
Lini një Përgjigje