
Vijon të jetë e rëndë situata me kushtet e motit në Itali, ku një helikopter shpëtimi që po u vinte në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura është rrëzuar.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Ravena, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.
Mediat italianë bëjnë me dije se të plagosurit janë nxjeerrë nga forcat zjarrëfikëse e më pas janë dërguar për të marrë ndihmë mjeksore në spital.
Helikopteri Eliossola që u rrëzua në Lugo di Romagna (Ravena) do të kryente një sërë kontrollesh në lidhje me ndërprerjen e linjave të energjisë në zonat e prekura nga moti i keq.
Mbi 15,000 banorë janë të evakuuar, ndërsa ushqimi dhe uji janë të pakta në zonën e Ravenës. Gjithashtu gjatë natës ka pasur ende përmbytje të cilat kanë detyruar evakuime të reja.
Sakaq, bëhet me dije se shumë qytete, shtëpi dhe lagje kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa në Apenine disa fshatra janë të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në zonën e Forlit.
Lini një Përgjigje