TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2023, 14:04

Lufta në Ukrainë, G7 thirrje Kinës: Ushtro presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, G7 thirrje Kinës: Ushtro presion ndaj

Grupi i shtatë vendeve të pasura të botës (G7) nga samiti që po mbahet sot në Japoni, i bëri thirrje Kinës që të ushtrojë presion ndaj partnerit të saj strategjik Rusisë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e G7 theksuan se ata nuk duan të dëmtojnë Kinën dhe kërkojnë “marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme” me Pekinin, duke njohur rëndësinë e angazhimit të sinqertë dhe duke ia shprehur shqetësimet drejtpërdrejt Kinës.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak dhe të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat e saj nga Ukraina. Ne inkurajojmë Kinën të mbështesë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në integritetin territorial dhe parimet dhe qëllimet e Kartës së OKB-së, duke përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta me Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Grupi deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është i nevojshëm duke pasur parasysh rolin e saj global dhe madhësinë ekonomike. Liderët, megjithatë, shprehën “shqetësim serioz” për situatën në Detin e Kinës Lindore dhe Jugore, ku Pekini po zgjeron praninë e tij ushtarake dhe po kërcënon të përdorë forcën për të ushtruar kontroll mbi Tajvanin e vetëqeverisur.

G7 u bashkua gjithashtu për të shprehur shqetësimin për të drejtat e njeriut në Kinë, duke përfshirë Tibetin, Hong Kongun dhe rajonin e largët perëndimor të Xinjiangut, ku çështja e punës së detyruar ka qenë një problem i përhershëm.

g7 presion kinës

Lini një Përgjigje