TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2026, 08:15

Shokon Trump: Nëse Irani më vret, kam lënë udhëzime të qarta për qeverinë amerikane

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Trump vijnë pas raportimeve se Izraeli i ka përcjellë Washingtonit informacione të inteligjencës që sugjerojnë se Irani po shqyrtonte një plan për atentat ndaj presidentit amerikan.

Shokon Trump: Nëse Irani më vret, kam lënë udhëzime
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se 1.000 raketa janë "të programuara dhe gati për t'u lëshuar" drejt Republikës Islamike, nëse Teherani ndërmerr apo tenton një atentat ndaj tij.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një përgjigje ushtarake shkatërruese në rast se Irani vepron mbi kërcënimet që, sipas tij, janë bërë në shumë vende të botës.

"1.000 raketa janë të programuara dhe të drejtuara drejt Republikës Islamike të Iranit, ndërsa mijëra të tjera janë gati të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane vepron mbi kërcënimin e saj për të vrarë ose për të tentuar të vrasë Presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në këtë rast, MUA," shkroi Trump.

Ai shtoi se urdhrat tashmë janë dhënë dhe se ushtria amerikane është "e gatshme, e vendosur dhe e aftë", për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, për të "shkatërruar plotësisht çdo objektiv në Iran".

Deklaratat e Trump vijnë pas raportimeve se Izraeli i ka përcjellë Washingtonit informacione të inteligjencës që sugjerojnë se Irani po shqyrtonte një plan për atentat ndaj presidentit amerikan. Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, ish-komandant i Gardës Revolucionare Iraniane, i vrarë në një sulm amerikan gjatë mandatit të parë të Trump.

Në një intervistë për New York Post, Trump deklaroi se ka lënë udhëzime që, nëse një plan i tillë vihet në zbatim, SHBA-ja të bombardojë Iranin "me një intensitet që nuk është parë kurrë më parë". Megjithatë, ai hodhi poshtë pretendimet se Izraeli kishte sinjalizuar një kërcënim specifik dhe të menjëhershëm.

Armëpushimi ka marrë fund

Trump deklaroi gjithashtu se armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tashmë ka përfunduar, ndonëse konfirmoi se Uashingtoni ka pranuar kërkesën e Teheranit për të vazhduar bisedimet.

"Republika Islamike e Iranit na ka kërkuar të vazhdojmë bisedimet. Ne kemi rënë dakord, por i kemi bërë të qartë Iranit se armëpushimi ka marrë fund," shkroi ai.

Deklarata erdhi pas shkëmbimit më intensiv të sulmeve mes dy vendeve që nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Sipas raportimeve, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) zhvilloi dy ditë operacionesh ushtarake gjatë kësaj jave, duke goditur, ndër të tjera, linja hekurudhore që Irani dyshohet se i përdorte për transportimin e furnizimeve ushtarake.

Ndërkohë, administrata Trump i ka dërguar Iranit një ultimatum, duke kërkuar që Teherani të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe të angazhohet për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare.

Mesazhi, sipas raportimeve, është përcjellë si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes ndërmjetësve rajonalë.Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të zhvillojë bisedime në Muscat me homologun e tij nga Omani, Sayyid Badr al-Busaidi, për të diskutuar krizën.

Në javët e fundit, Omani ka bashkëpunuar me SHBA-në dhe aleatët e Gjirit, duke hapur një korridor detar alternativ pranë brigjeve të tij, që u mundëson anijeve tregtare të shmangin zonat më të tensionuara. Sipas raportimeve, Irani e ka konsideruar këtë lëvizje si një dobësim të pozitës së tij negociuese.

Zyrtarë amerikanë pretendojnë se negociatorët iranianë kanë pranuar në bisedime private se elementë radikalë brenda regjimit kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në përpjekje për të forcuar pozitat e Iranit.

Një zyrtar amerikan deklaroi se përfaqësuesit iranianë kontaktuan Uashingtonin pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit, duke thënë: "Gabuam. E kishim gabim. Le të vazhdojmë bisedimet."

Sipas të njëjtit zyrtar, brenda udhëheqjes iraniane ekzistojnë përçarje lidhur me mënyrën e zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit me SHBA-në dhe me drejtimin që duhet të marrin negociatat.

Washingtoni pret që pas takimit të së shtunës në Oman, Irani të publikojë një deklaratë ku të angazhohet për ndërprerjen e sulmeve ndaj anijeve dhe të konfirmojë se të gjitha rrugët detare në Ngushticën e Hormuzit do të mbeten të hapura, pa tarifa apo kufizime shtesë.

Një tjetër zyrtar amerikan paralajmëroi se, nëse Teherani nuk përmbush këto kërkesa, pasojat do të jenë serioze.

"Nëse ky nuk është qëndrimi i tyre, atëherë nuk do të jetë një ditë e mirë për ta," deklaroi ai./ Pamfleti



donald trump atentat iran

3 Komente

  1. A
    Astrit

    Trampi mburej me vrasjet e udheheqjes se iranit, pse po kujdeset per jeten e vet? Ne lufte shkohet per te vrare e per tu vrare!

    1. P
      Paret lerjani popullit te qarkulloje ekonomia

      Eh bionduc! I hyre kesaj rruge bere pakt me djallin. Izr i bie pragut, do te heqin vet ata u o lumadh e ti thua do shfarosim Iranin. Ajt do shohim, po me mire Netflix

      1. V
        Vk

        Te vetmit qe mund te te vrasin jane shoket e tu cifute! Ata e dine kete zanat sh mire.

        Lini një Përgjigje