TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2026, 10:47

Sido që të shkojë, Trump do të mbetet përgjithmonë i damkosur nga dosja “Epstein”

Shkruar nga James Ball
Sido që të shkojë, Trump do të mbetet përgjithmonë
Donald Trump dhe Epstein /

Donald Trump mund të ketë fituar betejat në kutitë e votimit dhe në sallat e gjyqit, por dosja “Epstein” mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për trashëgiminë e tij. Edhe me aparatin shtetëror në dorë, dyshimet për mbulimin e fakteve dhe lidhjet e vjetra rrezikojnë ta damkosin figurën e tij më rëndë se çdo krizë tjetër e mëparshme...

Donald Trump ia del gjithnjë mbanë! Kjo ka qenë e vërtetë gjatë gjithë jetës së tij. Cilado qoftë kriza apo skandali, Trump duket se në fund e ka kapërcyer. Bizneset e tij të kazinove falimentuan dhe Trump ishte sërish mirë.

Ai u denoncua nga republikanët pas kryengritjes së 6 janarit 2021 dhe e mori veten menjëherë. Ai u shpall fajtor për 34 akuza për krime të rënda në një gjykatë të Nju Jorkut, megjithatë u rizgjodh president.

Edhe kritikët e Trumpit e pranojnë këtë fakt. Ai mori nofkën “Teflon Don” (tek ai nuk ngjit asgjë) në mandatin e tij të parë, dhe kjo nofkë i ka mbetur që atëherë. Trump pati një seri 79-vjeçare me fat të mirë, dhe nuk duket se pret që seria e tij të ndërpritet së shpejti.

Presidenti duket se po feston pas publikimit të fundit të dokumenteve nga dosjet Epstein prej Departamentit të Drejtësisë, të cilat kanë ngritur pyetje të mëdha për figura si Andrew Mountbatten-Windsor dhe Peter Mandelson, por asgjë shumë të vështirë për Trumpin. Presidenti duket aq i sigurt se historia po merr drejtimin e duhur për të, saqë të hënën ai kërcënoi të padisë prezantuesin e çmimeve Grammy, Trevor Noah, për një batutë që bëri në lidhje me vizitën e Trumpit në ishullin e Epsteinit gjatë ceremonisë.

Është një karakteristikë e Trumpit që ta trajtojë një skandal rreth përdhunimit, trafikimit dhe abuzimit sistematik të grave dhe vajzave gjatë një periudhe vitesh si një tjetër top futbolli politik - ose një shkop me të cilin do të mundë kundërshtarët e tij.

Por kjo mund të përfaqësojë edhe arrogancën e një presidenti që është gjithnjë e më i shkëputur nga realiteti, duke planifikuar monumente në të gjithë Uashingtonin, duke u vënë emrin ndërtesave të tij dhe duke u përpjekur të sigurojë çmime prestigjioze me emrin e tij. Trump mund të ketë harruar disa nga faktet në terren kur bëhet fjalë për historinë e Epsteinit.

Është e vërtetë që vëmendja në ditët e fundit ka qenë te figura si Mandelson, Mountbatten-Windsor dhe figura të shumta nga Hollywood - përfshirë agjentin e Melania-s, Brett Ratner - dhe akademikët.

Por nëse dikush në botën e Trumpit do të ishte i aftë të mendonte më shumë se një hap përpara, kjo mund t'i jepte arsye për t’u ndalur. Shumë nga këto figura ishin në skajet e orbitës së Epsteinit. Ata qëndronin shpesh pranë tij.

Disa - si Elon Musk - me sa duket të etur për të marrë pjesë në festat famëkeqe të Epsteinit, ndërsa të tjerë josheshin nga një marrëdhënie me Epsteinin për shkak të lidhjeve që ai mund të krijonte për ta, ose mundësive financiare që ai mund të ofronte.

Ato marrëdhënie relativisht të largëta po dëshmohen tani të mjaftueshme për t'i detyruar njerëzit të japin dorëheqjen nga puna, të kërkojnë falje publike ose të përballen me shqyrtim të vazhdueshëm publik. Megjithatë Donald Trump nuk është një njohës i rastësishëm i Jeffrey Epstein.

Ai u përshkrua si “shoku i tij më i mirë” për një dekadë ose më shumë. Vetë Trump ka pranuar tashmë se Epstein rekrutoi disa vajza si “masazhatore” nga Mar-a-Lago.

Është një çështje e dokumentuar publikisht që të dy burrat kishin festuar së bashku në shoqërinë e vajzave të reja.

Qëndrimi publik i Trumpit është se ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Epstein pas vitit 2005 ose më vonë. Ai mohon të ketë konsumuar ndonjë shkelje ligjore në lidhje me Epsteinin dhe çdo dijeni për krimet e tij në kohën kur ata ishin në kontakt.

Por dokumentet e publikuara deri më sot nga Departamenti i Drejtësisë (DOJ) ngrenë ende pyetje. New York Times vlerëson se të paktën 5.300 dokumente në dosjet e Epsteinit i referohen Trumpit.

Disa nga këto janë informacione të çuditshme, por të paverifikuara, të nxjerra nga linjat e informacionit të FBI-së, që përmbajnë shpesh pretendime në dukje të çuditshme por të pavërteta. Por shumë prej tyre vërtetojnë raportimet e medias, disa prej të cilave të mohuara më parë nga Trump, në lidhje me afërsinë e Trumpit dhe Epsteinit, duke përfshirë pjesëmarrjen e tij në shkrimin e një mesazhi për 50-vjetorin e Epsteinit.

Mesazhet e mëvonshme tregojnë kontakte midis menaxherit të fushatës së Trumpit, Steve Bannon, dhe Epsteinit. Ndërsa të tjerët kanë pasur një ose dy takime, Trump ka një histori me Epsteinin që daton dekada më parë.

Trump duket se e konsideron Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, si avokaten e tij personale. Kjo tregohet nga pretendimi i Bondi-t për merita personale kur ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, u arrestua për raportimin e protestave në Minneapolis javën e kaluar.

Pak veta i besojnë Departamentit të tij të Drejtësisë se do të veprojë kundër interesave të Trumpit, apo se do të jetë i pavarur. Ekziston dyshimi i vazhdueshëm se Departamenti i Drejtësisë i Trumpit do të fshihte dokumentet që mund të jenë veçanërisht të dëmshme për presidentin.

Por edhe nëse ndodh, kjo do të rrezikonte t’i kthehej kundër Trumpit. Nëse dosjet “Epstein” vazhdojnë të publikohen dhe nuk zbulohet asgjë shumë e dëmshme për Trumpin - edhe nëse aty nuk ka vërtet asgjë komprometuese për të - njerëzit gjithmonë do të dyshojnë se Departamenti i Drejtësisë ia ka mbuluar këtë skandal.

Pyetjet do të vazhdojnë përgjithmonë. Departamenti i Drejtësisë nuk ka besueshmërinë për t’i dhënë fund skandalit. Nëse dokumentet dalin në dritë, atëherë Trump do ta ketë të vështirë të thotë se janë të rreme apo një sfidë e lehtë.

Nëse ka pasur ndonjëherë një “Shtet të Thellë” (Deep State) në SHBA, ai është çmontuar tashmë. Aparati i qeverisë amerikane është në duart e Trumpit. Ai nuk mund ta heqë qafe atë. Trump është përpjekur vazhdimisht ta zhdukë skandalin Epstein, por nuk ia ka dalë.

Kjo dosje është ajo që ai nuk mund ta heqë qafe. Trump nuk është njeriu i parë që merr nofkën “Teflon Don”. I pari ishte një mafioz i Nju Jorkut, një tip i shfrenuar dhe miqësor ndaj medias, John Gotti, i cili doli në gjyq tri herë në vitet 1980 dhe u lirua në të tria rastet, duke u parë si i paprekshëm.

Megjithatë, në fund mbaroi edhe fati i tij: vdiq në burg në vitin 2002. Ka ende kohë që të mbarojë edhe fati i pasardhësit të tij./Përshtati Pamfleti nga “The Intelligent Paper”

trump dosja epstein

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mr Trump God bless you for the pussies you selected and enjoyed. People talk bad about you just for the reason that they are extremely jealous.

    Lini një Përgjigje