Donald Trump ka bërë deklarata të reja në një intervistë për revistën TIME, duke u përpjekur të shpjegojë qëndrimet e tij për fundin e luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan, jo vetëm që i ka vënë fajin për nisjen e konfliktit Kievit, por ka paralajmëruar gjithashtu “planë paqeje” që, sipas raportimeve, parashikojnë dorëzimin e rreth 20% të territoreve ukrainase tek Rusia.
“Mendoj se lufta filloi kur filluan të flisnin për anëtarësimin në NATO”, deklaroi presidenti i SHBA-së.
Në të njëjtin kontekst, ai mbrojti hapur se “Krimea do të mbetet në Rusi”, duke iu referuar gadishullit ukrainas që u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014.
Lini një Përgjigje