TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 14:47

Takimi me Putin, Trump këshillon Zelenskyn: Duhet të jesh fleksibël

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Putin, Trump këshillon Zelenskyn: Duhet të jesh

Volodymyr Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata. Këshilla iu dha nga Presidenti Donald Trump, gjatë një interviste për Foxnews.

Presidentit amerikan i kërkohet të japë detaje mbi një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.

Ai thotë se e telefonoi Putinin dje dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”.

Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump.

Trump shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata.

Trump shton se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin do të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por vëren se të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin gjërat”.

I pyetur nëse SHBA-të do të ketë trupa në terren në Ukrainë si pjesë e një garancie sigurie për Ukrainën, Trump është kategorik dhe theksoi “kanë sigurinë time”.

 

Lini një Përgjigje