TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Tetor 2025, 12:04

Takimi me Xi, Trump i kërkon ndihmë Kinës për luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Xi, Trump i kërkon ndihmë Kinës për luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut për luftën në Ukrainë. Ata ranë dakord të ulin tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se do ta ulë tarifën ndaj Kinës në 10 përqind.

“Siç e dini, kam vendosur një tarifë 20 përqind mbi Kinën për shkak të fentanylit që po vjen, e cila është një tarifë e madhe. Dhe duke u bazuar në deklaratat e tij sot, unë e ulë atë në 10 përqind. Pra, tani është 10 përqind në vend të 20 përqind, dhe do të hyjë në fuqi menjëherë”, u shpreh ai.

Fokusi i diskutimeve ishin dhe mineralet e rralla. Ai deklaroi se kjo çështje është zgjidhur dhe se nuk ka më pengesa nga Kina.

“Të gjitha çështjet e mineraleve të rralla janë zgjidhur, pra në nivel botëror… Kjo ishte një çështje globale, jo vetëm e SHBA-së. Nuk ka më pengesa nga Kina”, u shpreh Trump.

Trump shtoi se teska foli me presidentin Xi për luftën në Ukrainë, së bashku me Jinping do të përpiqen të arrijmë diçka lidhur me paqen.

“Të dy do të punojmë së bashku për të parë nëse mund të arrijmë diçka. Ne biem dakord që palët janë, e dini, të bllokuara, duke luftuar dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë, por ai do të na ndihmojë dhe ne do të punojmë së bashku për Ukrainën”, deklaroi ai.

Para takimit, Ukraina dhe aleatët e saj i bënë thirrje Trumpit të ushtrojë trysni ndaj Xi Jinpingut për ta ndaluar mbështetjen ndaj Rusisë. Takimi erdhi një javë pasi Uashingtoni njoftoi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës.

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota