
Kandidati i republikanëve për president, Donald Trump ka lëshuar një thirrje drejtuar amerikanëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në SHBA.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Trump kërkoi që mbështetësit e tij të ngrihen të gjithë dhe të mos pyesin se sa do t’iu duhet të qëndrojnë në radhë, por të votojnë me patjetër nëse duan që “Amerika e lavdishme” të kthehet sërish.
“Tashmë është zyrtarisht dita e zgjedhjeve! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në Historinë Amerikane. Entuziazmi i votuesve është përmes kapit, sepse njerëzit duan ta bëjnë Amerikën përsëri të madhe. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Unë kam nevojë që ju të jepni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë duhet të qëndroni ne rradhë! Demokratët Radikalë Komunistë duan që ju t'i grumbulloni gjërat dhe të shkoni në shtëpi. Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do ta bëjmë Amerikën së madhe Sërish”, shkruan Trump!
It is now officially ELECTION DAY! This will be the most important day in American History.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 5, 2024
Voter enthusiasm is THROUGH THE ROOF because people want to Make America Great Again. That means lines are going to be long!
I need you to deliver your vote no matter how long it takes.…
Lini një Përgjigje