TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 10:13

Tragjedi në Itali/ Nëna hidhet nga kati i tretë me tre fëmijët, humbin jetën dy prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në Itali/ Nëna hidhet nga kati i tretë me tre
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua 46-vjeçare është hedhur me tre fëmijët e saj nga dritarja e apartamentit në katin e tretë ku banonte. Tragjedia ndodhi në Catanzaro, të Italisë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Catanzaros, pasi një grua u hodh nga dritarja e apartamentit, në katin e tretë ku banonte, së bashku me tre fëmijët.

Raportohet se 46-vjeçarja Anna Democrito, operatore në një qendër për të moshuarit, i zgjoi fëmijët, i veshi me rroba ceremoniale të kungimit të parë dhe, pasi i përgatiti, i mori në krahë. Më pas, ajo hapi dritaren dhe u hodh nga kati i tretë së bashku me ta. Si pasojë, ajo dhe dy djemtë, 4 vjeç dhe 4 muajsh, humbën jetën në vend, ndërsa vajza tjetër, 5 vjeç e gjysmë, ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit të spitalit të qytetit.

Ngjarja ndodhi në një lagje periferike të Catanzaros. Në vendngjarje ndërhynë prokurorja e gatshme Graziella Viscomi, e cila po drejton hetimet, si dhe forcat e policisë, shërbimi i emergjencës 118 dhe ekspertët e mjekësisë ligjore të Universitetit “Magna Grecia”.

Shkaqet e këtij veprimi mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se gruaja mund të vuante nga çrregullime të lehta psikike. Fqinjët e përshkruajnë si një person të qetë, të tërhequr dhe me bindje të forta fetare.

Në banesë ndodhej edhe bashkëshorti, i cili u zgjua nga zhurmat. Pasi kuptoi çfarë kishte ndodhur, ai zbriti menjëherë në rrugë dhe u përpoq t’u jepte ndihmën e parë fëmijëve deri në mbërritjen e shërbimit të urgjencës.

Lini një Përgjigje