TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2025, 07:20

Trump kërcënon me padi BBC, kërkon 1 miliardë dollarë dëmshpërblim

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon me padi BBC, kërkon 1 miliardë dollarë
Trump padit BBC

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ndien një “detyrim” për të paditur BBC-në, pas mënyrës se si një pjesë e fjalimit të tij është redaktuar në transmetimin e nje dokumentari. 

Duke folur për rrjetin Fox News, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “masakruar” dhe se mënyra si u paraqit në dokumentar “mashtroi publikun”.

Kjo është hera e parë që presidenti flet publikisht pas letrës që avokatët e tij i kanë dërguar BBC-së, duke paralajmëruar një padi prej 1 miliard dollarësh nëse korporata nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e dëmshpërblen atë.

Kryetari i BBC-së, Samir Shah, më herët kishte kërkuar falje për një “gabim në gjykim” lidhur me mënyrën e redaktimit të videos.

I pyetur nëse do të vazhdojë me padinë, Trump u përgjigj: “Epo, mendoj se duhet ta bëj, pse jo? Sepse ata mashtruan publikun, dhe e kanë pranuar vetë këtë.”

“Ata e ndryshuan vërtet fjalimin tim të 6 janarit, që ishte një fjalim i bukur, qetësues dhe e bënë të tingëllojë radikal. Ajo që bënë ishte e pabesueshme”, tha Trump.

 

donald trump kërcënon me padi bbc

Lini një Përgjigje