Bota 6 Dhjetor 2023, 17:12

“Turp! Përdorni pengjet për kredo politike”/ Izraelitët të zemëruar, dalin audiot e takimit të Netanyahut me të liruarit!

Shkruar nga Pamfleti

“Turp! Përdorni pengjet për kredo politike”/

Regjistrimet audio të takimit të së martës midis pengjeve të liruar izraelitë, të afërmve të disa prej tyre ende të mbajtur dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu zbuluan zemërim e qytetarëve për sjelljen e qeverisë, si dhe terrorin e qëndrueshëm të robërisë nga Hamasi në Gaza.

Disa nga audiot e zbuluara u publikuan në uebsajtin izraelit ‘ynet’. Këto audio zbulohen në një kohë ku presioni po rritet ndaj Netanyahut për të siguruar lirimin e robërve të mbetur dhe shqyrtimit të intensifikimit të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Një grua e rrëmbyer e cila u liruar së bashku me fëmijët, por pa burrin e saj, ju drejtua me tone të larta Netanyahut duke i thënë se nuk po bëjnë mjaftueshëm dhe se inteligjenca e tyre ka dështuar komplet. Ajo i bëri thirrje Netanyahut që të mos përdorë lirimin e pengjeve për kredo politike.

Nuk keni informacion. Ju nuk keni informacion”, shtoi ajo, “Fakti që ishim granatuar, fakti që askush nuk dinte asgjë se ku ishim. … Ju pretendoni se ka inteligjencë. Por fakti është se ne po granatohemi. Burri im u nda nga ne tre ditë para se të ktheheshim në Izrael dhe të na dërgonin në tunelet nën Gaza. Ju dëshironi të rrëzoni qeverinë e Hamasit, për të treguar se keni topa më të mëdhenj? Nuk ka jetë këtu që është më e rëndësishme se të tjerët. Asnjëri prej nesh atje nuk meriton më pak trajtim se çdo banor i Izraelit. Kthejini të gjithë dhe jo në një muaj, dy muaj apo një vit. Ju po ndërtoni politikën tuaj mbi kthimin e të rrëmbyerve”, tha ajo.

Sipas rrëfimit të sajtit izraelit ‘ynet’ për takimit, një burrë tregoi se çfarë i kishin thënë familjarët e tij pasi u lirua.

Ata ishin nën kërcënim të vazhdueshëm nga granatimet e ushtrisë izraelite. Ju uleni përballë nesh dhe na siguruat se kjo nuk kërcënon jetën e tyre. Ata enden në rrugë dhe (janë) jo vetëm në tunele. Ata janë të hipur mbi gomarë dhe karroca. Nuk do i njihni dot në rrugë dhe po rrezikoni jetën e tyre. Është detyra jonë t'i kthejmë tani”, tha ai, sipas ynet.

Një grua tjetër që kishte qenë peng tha se ata që kishin mbetur në robëri janë në limite. Ajo i bëri një apel kabinetit të luftës të Izraelit që të lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë dhe të kthejë pengjet.

"Lërini të gjithë dhe kthejini. Ata janë pothuajse në fund të niveleve jetike. Jeta e tyre është në duart tuaja", tha ajo.

Në një moment, disa nga personat e pranishëm në takim e sulmuan Netanyahun dhe të tjerë nga kabineti i luftës duke thënë i thënë "turp".

Ndërkohë komentet në takim nga Netanyahu nuk janë publikuar por janë raportuar nga ynet. CNN nuk mund të verifikojë se ato janë të sakta.

Sipas ynet, Netanyahu tha se ishte vetëm kur Izraeli nisi operacionet e tij tokësore kur u ngrit presioni ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve. Kur Netanyahu tha se Hamasi ishte fajtor për përfundimin e armëpushimit , një individ i identifikuar nga ynet si një anëtar i familjes së një pengu të liruar u përgjigj: “Fjalë pa lidhje”.

Ndërkohë Netanyahu u përgjigj: "Jo nuk janë broçkulla. Ajo që po them këtu janë fakte të qarta. Unë ju respektoj shumë. E dëgjova dhimbjen tuaj të zemrës. Nuk mund t'i lironim të gjithë menjëherë”.  Zyra e Netanyahut nuk pranoi të komentojë mbi regjistrimet e zbuluara./CNN

netanyahu izraeli pengjet