TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2023, 12:29

U rizgjodh president i Turqisë, Stoltenberg uron Erdoganin: Mezi pres të vazhdojmë punën së bashku!

Shkruar nga Pamfleti
U rizgjodh president i Turqisë, Stoltenberg uron Erdoganin: Mezi pres
Jens Stoltenberg dhe Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka uruar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren e një tjetër mandati 5-vjeçar.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se tashmë po pret të fillojë nga puna me liderin turk, ndërsa njoftoi përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik. 

Urime President Erdogan për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për samitin e NATO-s në korrik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Twitter. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

stoltenberg

Lini një Përgjigje