TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2025, 16:35

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, zbulohet rroga e Papa Leo XIV

Shkruar nga Pamfleti

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, zbulohet rroga e

Një ditë më parë Leo XIV u zgjodh Papa i ri dhe vëmendja u përqendrua edhe te të ardhurat e tij, të cilat mund të konsiderohen modeste, duke pasur parasysh pozitën që mban si kreu i Kishës Katolike Romake.

Të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro, një shumë simbolike. Sipas Dailymail, vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime. Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

Ndryshe, Vatikani financohet nga burime të ndryshme. Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit.

Megjithatë, të gjitha këto privilegje i takojnë Papës vetëm në kuadër të ushtrimit të funksionit të tij, dhe sipas deklaratave të të gjithë liderëve të Kishës Katolike në kohët moderne, Papa do të jetojë në mënyrë modeste.

Lini një Përgjigje