![]()
Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve, ka ngritur alarmin për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në Gaza të cilat janë në pikë kolapsi.
UNICEF theksoi se fëmijët e zhvendosur kanë qasje në vetëm 10% të ujit që normalisht nevojitet për të pirë, larë dhe gatuar.
Ai tha se rreth 50% e objekteve të ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë dëmtuar dhe shkatërruar në Rafah, në të njëjtën kohë kur qindra mijëra njerëz të zhvendosur kanë mbërritur në qytetin jugor.
"Qasja në sasi të mjaftueshme të ujit të pastër është një çështje jete dhe vdekjeje dhe fëmijët në Gaza nuk kanë mezi një pikë për të pirë. Fëmijët dhe familjet e tyre duhet të përdorin ujin nga burime të pasigurta që janë shumë të kripura ose të ndotura. Pa ujë të sigurt, shumë më tepër fëmijë do të vdesin nga privimi dhe sëmundjet në ditët në vijim", tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell.
Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj dehidrimit, diarresë, sëmundjeve dhe kequshqyerjes, me kolerën dhe diarrenë kronike që shqetëson veçanërisht agjencinë. Në strehimoret e Gazës, ka vetëm një tualet për 700 njerëz mesatarisht, tha UNICEF.
Lini një Përgjigje