TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2024, 14:39

Vizita në Francë/ Vuçic tregon detaja nga takimi me Macron: Biseduan më shumë se dy orë për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Francë/ Vuçic tregon detaja nga takimi me Macron:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Francë, përkatësisht gjatë takimit me presidentin Emmanuel Macron kanë biseduar edhe për Kosovën Sipas mediave serbe, Vuçiç ka theksuar se me presidentin e Francës ka pasur një takim i cili ka zgjatur më shumë se tre orë.

“Mbrëmë ka pasur një bisedë me presidentin Macron, kemi ngrënë darkë dhe më pas kemi qenë vetëm deri në orën 23:15. Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, sepse mundëm të diskutonim të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe të arrijmë disa marrëveshje konkrete”, ka deklaruar Vuçiç.

Por, ai ka theksuar se më shumë se dy orë kanë biseduar vetëm për Kosovën, por përveç kësaj kanë biseduar edhe për Srebrenicën dhe Ukrainën. Në këtë drejtim, Vuçiç pretendon se beson se kanë arritur të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë.

“Kemi pasur një bisedë edhe për Kosovën, nuk ka qenë një bisedë e thjeshtë, por i jam mirënjohës Macronit që na dëgjoi dhe mendoj se e kupton se për çfarë ramë dakord”, tha Vuçiç.

Veç këtyre, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vizitën e presidentit të Francës në Serbi. “Pres vizitën e presidentit Macron në Serbi së shpejti, në muajt e ardhshëm”, tha ai. 

aleksander vucic emmanuel macron

Lini një Përgjigje