TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2026, 07:38

Vrapon drejt vend-strehimit, ja si i shpëton Presidenti izraelit sulmit me raketë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vrapon drejt vend-strehimit, ja si i shpëton Presidenti izraelit sulmit me
Herzog

Isaac Herzog u dërgua në bunker pasi një raketë goditi pranë tij në qytetin Kiryat Shmona, shpesh objektiv i sulmeve të Hezbollahut

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ndërpreu vizitën e tij në veri të vendit dhe u strehua në një bunker pasi një raketë goditi pranë zonës ku ai ndodhej.

Ngjarja ndodhi në qytetin Kiryat Shmona, i cili është shpesh objektiv i sulmeve me raketa nga Hezbollahu. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të fjalimit të presidentit.

Gjatë fjalës së tij, Herzog deklaroi se Izraeli nuk mund të rikthehet në armëpushimin e vitit të kaluar dhe theksoi nevojën për të siguruar “thellësi strategjike brenda territorit të Libanit”.

Pamjet e publikuara nga Al Jazeera tregojnë momentin e rënies së raketës dhe reagimin e personave të pranishëm, të cilët nxituan të strehohen. Në video shfaqen gjithashtu pamje nga brenda bunker-it, ku u strehuan presidenti izraelit, ekipi i tij i sigurisë dhe gazetarët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

 

herzog raketa presidenti izraelit

Lini një Përgjigje