TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2025, 18:27

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave; 83 të vdekur dhe 250 të humbur!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave; 83 të vdekur

Shërbimet zjarrfikëse të Hong Kongut ka njoftuar se numri i të vdekurve në kompleksin e apartamenteve që u përfshi nga zjarri, ka shkuar në 83, përfshirë dhe 1 zjarrfikës.  

Ndërkohë që raportohet se 75 persona janë plagosur, dhe të paktën 250 të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, me bilancin që pritet të rritet në orët në vazhdim.

Së shpejti pritet një konferencë për shtyp nga departamenti i zjarrfikësve, të cilët do të japin më shumë informacion mbi viktimat dhe numrin e njerëzve të bllokuar në kulla.

Ndërsa shkalla e tragjedisë bëhet më e qartë, udhëheqësit anembanë botës i janë drejtuar Hong Kongut për të shprehur ngushëllime.

Papa Leo i “trishtuar” lëshoi ​​një deklaratë duke u dërguar “solidaritet shpirtëror të gjithë atyre që vuajnë… veçanërisht të plagosurve dhe familjeve që janë në zi”.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu i ka dërguar një mesazh aleatit të tij, udhëheqësit të Kinës Xi Jinping, sipas asaj që raportojnë mediat ruse.

Lini një Përgjigje