TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 19:43

37 ditë revoltë, qytetarët sërish në shesh kundër kastës së vjetër politike

Shkruar nga Pamfleti

37 ditë revoltë, qytetarët sërish në shesh kundër

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama...

Ka nisur dita e 37-të e protestës qytetare e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit të zakonshëm në Sheshin Skënderbej, qindra qytetarë kanë marshuar në drejtim  të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës kundër qeverisë.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër pushtetit, protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet që tashmë janë bërë simbol i kësaj lëvizjeje: "Rama ik!", "Rama jep dorëheqjen!", "Rama në burg, Berisha në burg!", "Shqipëri e re!" dhe "Ju erdhi fundi!".

Edhe pse protesta nisi më shumë se një muaj më parë si një revoltë kundër projektit turistik në Zvërnec, ajo është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe gjithë klasës së vjetër politike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit këmbëngulin se protesta nuk është më vetëm kundër një projekti të caktuar, por për ndryshimin e sistemit politik në vend.

Gjithashtu, organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

 

37-ditë protestë

Lini një Përgjigje