Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja. Sipas saj, kjo e martë sjell një tjetër rritje të temperaturave, me vlerat maksimale që arrijnë deri në 37 gradë celsius në disa qarqe të vendit.
“Sot janë rritur temperaturat në mëngjes. Një rritje më të ndjeshme do të ketë mesdita e sotme. Presim kryesisht kthjellime. Mëngjesi sot shënon nga 16 gradë në zonat e thella malore, deri në 26 gradë vlerat e mëngjesit të sotëm në vijën bregdetare. Në orët e mesditës kemi temperatura mjaft të larta. Vetëm skaji juglindor me 28 gradë celsius. Pjesa tjetër e territorit 30 deri në 37 gradë celsius. Qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 37gradë celsius, ndërsa në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër temperaturat do të arrijnë rreth 36 gradë celsius”, tha meteorologia.
Sipas saj dita e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, por meteorologia paralajmëron se nga nesër dhe në vijim presim tre katër ditë shumë të nxehta, ku termometri tejkalon 40 gradëshin.
“Sot është një ditë mjaft e nxehtë, akoma më nxehtë do të jetë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. E shtuna, pa shumë ndryshime. E diela sjell një freskim të motit”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje