TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 13:29

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit godasin me vezë Gjin Gjonin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit godasin me vezë

“Nuk na përfaqësoni”, ishte thirrja që protestuesit, të cilët prej orës 10:00 ndodhen te Parlamenti, i drejtojnë deputetëve, pavarësisht nëse ata janë të mazhorancës apo opozitës.

Pavarësisht masave që policia ka marrë duke siguruar një rrugë-kalim për ligjvënësit, në mënyrë që ata të hyjnë dhe dalin nga Parlamenti, nuk kanë munguar incidentet.

Në momentin që deputeti demokrat Gjin Gjoni ka lënë mjediset e Kuvendit në drejtim të tij është qëlluar me vezë. Deputeti ka reaguar me nervozizëm, por nga protestuesit janë dëgjuar thirrjet “nuk na përfaqësoni”.

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit godasin me vezë

protestuesit gjin gjoni veze

Lini një Përgjigje