Qeveria ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), duke zëvendësuar Benard Palajn, i cili ishte vendosur në krye të institucionit vetëm pak muaj më parë.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership.
Karrierën në administratë e ka nisur në Ministrinë e Financave, ku nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit. Më pas, në periudhën 2014–2017, ka drejtuar një strukturë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vitin 2018 u emërua drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa një vit më vonë mbajti detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.
Në vitin 2019, Pjetri fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës si kandidat i Partisë Socialiste, por nuk e mori detyrën pasi rezultoi subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Që prej vitit 2022 ai ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), ndërsa tashmë do të drejtojë Agjencinë e Trajtimit të Pronave.
Lini një Përgjigje