TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 13:46

Përmbyset makina në aksin Lushnje-Berat, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Përmbyset makina në aksin Lushnje-Berat, plagosen 4 persona
Pamje nga aksidenti

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lushnje–Berat, pranë fshatit Çukas. Një automjet tip "Volkswagen" doli nga kontrolli, u përplas me barrierat anësore të rrugës dhe përfundoi i përmbysur në karrexhatë.

Si pasojë e përplasjes, katër personat që ndodheshin në automjet u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur fillimisht me barrierën mbrojtëse. Për shkak të goditjes së fortë, automjeti është rrotulluar disa herë, derisa ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

aksident ne aksin lushnje-berat

Lini një Përgjigje