TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 11:12

Protesta e 4 korrikut, aktivisti: Rama duhet të shkojë para Drejtësisë, tubimi do jetë shumë i fuqishëm!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 4 korrikut, aktivisti: Rama duhet të shkojë para
Aktivisti Andi Tepelena

Aktivisti Andi Tepelena deklaroi se protesta e paralajmëruar për 4 korrik pritet të jetë mobilizimi më i madh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, në tubim do të marrin pjesë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Duke folur para ambienteve të SPAK, ku aktivistët dorëzuan librin "Albanian Files" me kërkesën për hetimin e kryeministrit, Tepelena tha se data 4 korrik përkon edhe me ditëlindjen e Edi Ramës, duke lënë të kuptohet se protestuesit mund t'i bëjnë atij edhe një "dhuratë" simbolike.

“Mund të kemi edhe një dhuratë. Besoj se do të jetë një tortë e madhe me urimin se Rama ta bëjë ditëlindjen diku tjetër por duhet të vihet para drejtësisë më parë. Ditë pas dite këto janë detaje.

Di që data 4 do të jetë e fuqishme ku do të bashkohen shumë shqiptarë. Kemi një orientim pro perëndimor, pro amerikan dhe pro evropian. Do t’i shkojmë deri në fund protestës deri në dorëzimin pa kushte të kryeministrit.”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje