TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 19:11

Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

Ka shkuar në 23 numri i personave të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit.

Situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Për të shpërndarë turmën, efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja e policisë preku edhe përfaqësues të mediave. Gazetarë dhe operatorë, të cilët po ndiqnin nga afër zhvillimet, u ekspozuan ndaj gazit lotsjellës dhe ujit me piper gjatë mbulimit të protestës.

Deri më tani, autoritetet kanë shoqëruar 23 persona në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e ndërmarra.

protesta 23 arrestuar

Lini një Përgjigje