TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj protestave dhe akuzave për vizitën e tij në Zvicër, duke dënuar dhunën, gjuhën e urrejtjes dhe shpifjet, ndërsa deklaroi se do të largohet nga politika vetëm pasi Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Në frontin politik, Marjana Koçeku sfidon mazhorancën me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Sali Berisha u bën thirrje deputetëve socialistë të rrëzojnë qeverinë me mocion mosbesimi. Nga ana tjetër, Ervin Salianji e cilësoi Berishën pengesë për rotacionin politik.

Në Strasburg, Jorida Tabaku deklaroi se shqetësimet e protestuesve shqiptarë po diskutohen në Parlamentin Europian. Ndërkohë, në GJKKO nisi procesi në themel ndaj Erion Veliajt, me mbrojtjen që paraqiti pesë kërkesa paraprake.

SPAK goditi një grup të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe sekuestroi pasuri të shumta, ndërsa vijon edhe aksioni kundër call center-ave mashtrues në Tiranë. Në Ksamil vazhdojnë hetimet për aksidentin tragjik që i mori jetën një 22-vjeçari. Në rajon, Albin Kurti kërkon bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit, ndërsa BE paralajmëron rregulla më të forta për anëtarët e rinj. Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump përsëriti se Irani nuk do të lejohet të pajiset me armë bërthamore.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje