Mesfushori anglez u përfshi në një përplasje me Valentín Barco menjëherë pas përfundimit të gjysmëfinales, ku Argjentina përmbysi Anglinë 2-1 dhe siguroi finalen e Botërorit.
Jude Bellingham nuk i ka përmbajtur nervat pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Mesfushori i "Tre Luanëve" u përfshi në një incident menjëherë pas vërshëllimës së fundit, teksa goditi me shpullë në pjesën e pasme të kokës futbollistin argjentinas Valentín Barco.
Pamjet e incidentit tregojnë Barcon duke festuar së bashku me bashkëlojtarët, ndërsa Bellingham afrohet dhe e godet, çka shkaktoi tension mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Për disa çaste pati shtyrje dhe debate në fushë, ndërsa lojtarët dhe anëtarët e stafeve ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Incidenti me Barcon mund t'i kushtojë shtrenjtë Bellinghamit, pasi mediat britanike raportojnë se FIFA mund ta shqyrtojë rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e një mase disiplinore retrospektive.
???? ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL!#NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL
— Diario AS (@diarioas) July 15, 2026
Lini një Përgjigje