Vlora vazhdon të prodhojë episode që tërheqin vëmendjen, këtë herë jo nga plazhet, por nga salla e Këshillit Bashkiak.
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një moment të pazakontë gjatë mbledhjes ku po diskutohej dhe votohej për ndryshimet në buxhetin e Bashkisë Vlorë.
Në pamje dëgjohet një zë, që sipas personit që ka publikuar videon i përket sekretares së Këshillit Bashkiak, Leonela Dautaj, duke iu drejtuar këshilltares Liljana Breshani me fjalët: "Të lutem, kaloje (voto pro), bëje për mua t'u bëfsha."
Megjithatë, lutja duket se nuk dha rezultatin e dëshiruar. Sipas burimeve, ndryshimet në buxhet kishin nevojë për 26 vota për t'u miratuar, por morën vetëm 25, duke bërë që projektvendimi të rrëzohej.
Lini një Përgjigje