Analisti Frrok Çupi thotë se projekti në Zvërnec, është një investim i rëndësishëm për Shqipërinë, që do gjenerojë mijëra vende të reja puna.
Frrok Çupi u shpreh se protesta e organizuar kundër këtij projekti, është e kurdisur kundër Shqipërisë. Çupi shtoi se pati një dezinformim të qëllimshëm lidhur me këtë projekt.
“Jo vetëm e ndjeshme, por domosdosmërisht për t’u zgjidhur sa më shpejt. Është investim që e çon vendin në situatë krejt të paimagjinueshme. 4 miliardë euro investim, kur investimet e huaja në Shqipëri, në 2025, shkuan 1.6 miliardë. Parashikon 10 mijë vende pune të reja për qytetarët e vendit. Është investim i kryer nga kompani të njohura në botë. Është e përmasave shumë të mëdha. Dhuna ishte pika e fundit e gotës. Shërbimet sekrete nuk kanë funksionuar. Intelekti i policisë nuk ka funksionuar. Shqipëria është kthyer në target të luftës së vendeve, grupimeve, por edhe shqiptarëve që nuk e duan. Kulmoi këtu, kur jemi shumë afër BE.
Fotografi është Beleri, është fenomeni Beleri. Për ta ndaluar Shqipërinë për anëtarësim në BE. U kulmua lufta në Ukrainë, Irani, armik i përbetuar ndaj vendit tonë, kulmoi me faktin që qarqet greke nuk mund të rrinë. Nëse Shqipëria afrohet me BE, është problem i madh për Greqinë. Këtu pati edhe mungesë informacioni. Dezinformimi është armë atomike. Tentojnë të krijojnë rrëmujë dhe të ndalin një investim kaq të madh. E gjithë është e bazuar mbi ngjarje politike, qëllime nacionaliste, në mungesë të së vërtetës. Dhuna e papranueshme, ne kemi problem çështjen e dhunës. Qeveria dhe kryeministri kapi kohën kur kjo gjë mund të agravohej”, tha Çupi.
Ik ore plehre! Na plasi trapi per investime te huaja ku shqiptaret nuk fitojne asgje. Na i zhvaten qeverite shqiptare te gjitha pronat. Dhe gjoja na kompensuan. 1 hektar toke, 50 000 euro. Jane me mijera shqiptare qe u jane zhvatur pronat per keto palo investime te jashtezakonshme. Token na e marrin pa leke. Nga taksat tona u shtrohen rruget, kanalizimet, tubacionet e ujit te pijshem, u çohet linja e energjise elektrike etj, etj. Dhe ne fund nuk paguajne as taksa. Nuk duam nga keto investime "te jashtezakonshme"
Investim i huaj ne Shqiperi do te thote te vijne e te na dhjesin ne goje e te bejne para prej nesh e t'i fryjme kandilit qe te mos harxhohet shume.