TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Tetor 2023, 10:54

Nuk ndalet Fideli i Partisë: të njëjtin tender 2 herë, me vlerë 6.8 miliardë lekë për uniforma sportive shkollore

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalet Fideli i Partisë: të njëjtin tender 2 herë, me
Fideli i Partisë me 'udhëheqësin e madh'

Të dy tenderët, ia ka dhënë me 360 milionë lekë më tepër se oferta me e ulët, firmës “ARISA-KONFEKSION” me pronar Saimir Bidaj, mik pazaresh e punësh të pista i Fidel Yllit e Gaz Demit dhe i preferuar i Bablokut...

 “Pamfleti” ka denoncuar disa herë, vjedhjet që Fidel Ylli i bën fondeve shtetërore të Komitetit Olimpik Shqiptar, duke i maskuar pas tenderësh të përsëritur për gjoja blerje uniforma, çanta, çorape e atlete për ekipet sportive të shkollave, ndërsa SPAK nuk reagon, megjithëse kemi publikuar prova me dokumente zyrtare.

E gjersa SPAK nuk vepron, Fideli vazhdon vjedhjet, këtë herë duke bërë të njëjtin tender dy herë brenda muajit, por me numra reference e vlera të ndryshme financiare, veçse ka harruar e i deklaruar të dy si “Loti i Parë”.

Tenderin parë për blerje uniforma, çanta e atlete sportive të shkollave, Fideli e ka bërë më 8 gusht 2023 dhe kontratën e ka lidhur më 12 shtator, me vlerë kontrate 1 miliardë e 360 mijë lekë, kur oferta më e ulët ishte 1 miliardë lekë, ose 360 milionë lekë më pak.

Tenderin e dytë me të njëjtin objekt për blerje uniforma, çanta, çorape e atlete sportive të shkollave, Fidel Ylli e ka zhvilluar më 20 shtator 2023, me vlerë fondi limit 568 milionë lekë me TVSH, ndërsa më 17 tetor e ka dhënë me vlerë kontrate 556 milionë e 191 mijë lekë, ose sa 98.7% e fondit limit.

Të dy tenderët, ia ka dhënë firmës “ARISA-KONFEKSION” Sh.p.k me pronar Saimir Bidaj, mik pazaresh e punësh të pista i Fidel Yllit e Gaz Demit dhe i preferuar i Bablokut.

Në tenderin e dytë, ka publikuar vetëm emrin e firmës fituese dhe asnjë të dhënë tjetër, se sa firma ishin në garë dhe çfarë ofertash financiare u paraqitën./Pamfleti

Nuk ndalet Fideli i Partisë: të njëjtin tender 2 herë, me

Nuk ndalet Fideli i Partisë: të njëjtin tender 2 herë, me

fideli i partisë tenderë 2 herë uniforma sportive

Lini një Përgjigje