TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2026, 18:09

Bindet Irani, dërgon nesër delegacion në Pakistan; Pezeshkian mesazh “kërcënues” Trumpit

Shkruar nga Pamfleti
Bindet Irani, dërgon nesër delegacion në Pakistan; Pezeshkian
Foto nga Islamabadi

Një delegacion iranian pritet të udhëtojë të martën drejt Islamabad për të nisur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni amerikan është nisur që sot, por ka pasur dilema nga pala iraniane.

Por sipas raportimeve të The New York Times, në përbërje të delegacionit të Iran pritet të jetë edhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Në të njëjtën kohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka ashpërsuar tonet ndaj Uashingtonit, duke akuzuar SHBA-të se po dërgojnë sinjale “jo konstruktive dhe kontradiktore” që synojnë të detyrojnë Iranin të dorëzohet. Në një reagim publik, ai theksoi se në vend ekziston një mosbesim i thellë historik ndaj qeverisë amerikane.

Pezeshkian nënvizoi se Teherani nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet presioneve ndërkombëtare, duke deklaruar se “iranianët nuk i nënshtrohen forcës”, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të mbeten të larta pavarësisht sinjaleve për rifillim dialogu.

 

sh iran

Lini një Përgjigje