TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 21:52

Pjesa e parë flet për Spanjën, “Furia e Kuqe” ndëshkon Francën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pjesa e parë flet për Spanjën, “Furia e Kuqe”
Francë-Spanjë

Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales Francë-Spanjë. Ndeshja e luajtur në “Arlington Texas” u mbyll me rezultatin minimal 0-1 për “Furinë e Kuqe” dhe dominimin e kampionëve të Europës.

Skuadra e De la Fuentes realizoi golin e vetëm në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabalqë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin.


Në minutën e 38, iberikët “flirtuan” me golin e dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Menjo, por në fund Fabian Ruiz nuk arriti për pak të gjente golin, pasi topi u devijua në fraksionin e fundit nga Dazhot Upamekano.

Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabio pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja pati një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Aleks Baena ishte shumë e dobët.

spanja franca kupa e botës

Lini një Përgjigje