
Rusia mesa duket ka në plan të shkaktojë një krizë ushqimore sërish këtë verë. Kjo pasi udhëheqja ruse ka vendosur të mos zgjasë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi.
Marrëveshja siguron që tre porte të Ukrainës mund të vazhdojnë eksportimin e ushqimit pa frikën e bllokadës nga anijet ruse në Detin e Zi, por ajo do të skadojë më 17 korrik dhe Rusia nuk kërkon ta ripërtërijë atë.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se veprimet "e egra" të Perëndimit lidhur me marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, nënkuptonte se interesi rus për zgjatjen e marrëveshjes për herë të katërt kishte dështuar.
"Unë nuk shoh se çfarë argumentesh mund të ketë nga ata që dëshirojnë të vazhdojnë nismën e Detit të Zi", tha zoti Lavrov.
Ministri i Jashtëm u përpoq të qetësonte vendet më të varfra të botës, duke thënë se Rusia do të vazhdojë t'u sigurojë atyre ushqim "me shpenzimet tona, pa pagesë".
Lini një Përgjigje