
Numri dy i ushtrisë ruse, i cili thuhet se kishte informacione të avancuara për rebelimin e Wagner-it, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.
Sergei "Armageddon" Surovikin është komandanti i dytë i ushtrisë ruse dhe është i njohur për lidhjet e tij me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Ai u zëvendësua si komandant i lartë në fillim të këtij viti, por ruajti ndikimin në drejtimin e operacioneve të luftës në Ukrainë. Por sipas kanalit rus në Telegram, Rybar thuhet se që nga e shtuna, ai është arrestuar dhe po merret në pyetje.
"Surovikin nuk është parë që nga e shtuna - nuk dihet me siguri se ku ndodhet gjenerali Armageddon. Ekziston një version që ai po merret në pyetje", raporton kanali Rybar.
Inteligjenca amerikane kishte thënë më parë se Surovikin e dinte për planet e Prigozhin për t'u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times.
"Ne thamë dje, mbajeni një sy mbi të, sepse ai duhet të ketë një kohë mjaft të vështirë. Ajo që do të ndodhë me këtë njeri do të jetë shumë interesante. Ai nuk është shfaqur që kur bëri një deklaratë të shtunën duke u kërkuar njerëzve Wagner të kthehen në njësi dhe të sillen vetë", tha analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clarke, për SkyNews.
Para nisjes së kryengritjes, Prigozhin ishte tërbuar kundër Sergei Shoigu, ministrit rus të mbrojtjes, dhe Valery Gerasimov, shefit të shtabit të përgjithshëm, duke i fajësuar ata për dështimet në Ukrainë dhe mungesën e mbështetjes së ushtrisë për luftëtarët Wagner.
Clarke shtoi se Gerasimov gjithashtu nuk është parë që nga e shtuna dhe as zëvendës shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev. Sipas raportimeve avioni personal i Medvedev shkoi në Oman gjatë fundjavës dhe nuk është kthyer më.
Lini një Përgjigje