TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 22:41

Talenti shqiptar bën hapin e madh si futbollist profesionist, 17-vjeçari pranë firmës me Bajernin e Mynihut

Shkruar nga Pamfleti
Talenti shqiptar bën hapin e madh si futbollist profesionist,
Mesfushori shqiptar, Erblin Osmani

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Erblin Osmani, është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së tij të parë si futbollist profesionist me Bajernin e Mynihut.

Sipas raportimeve të “Sky Sport Germany”, bisedimet mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim. Kontrata e re do ta lidhë 17-vjeçarin me klubin bavarez deri në verën e vitit 2029.

Për sezonin e ardhshëm, Osmani do të jetë pjesë e skuadrës U19 të Bajernit të Mynihut, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij, ndërsa njëkohësisht pritet të stërvitet rregullisht edhe me ekipin e parë.

Fakti që kampionët e Gjermanisë synojnë ta përfshijnë talentin kosovar në seancat stërvitore të skuadrës së parë konsiderohet një tregues i qartë i besimit që klubi ka ndaj potencialit dhe perspektivës së tij.

erblin osmani mesfushori shqiptar bajern mynih

Lini një Përgjigje