TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2026, 21:06

Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, 'tërbohet Tel Avivi'

Shkruar nga Pamfleti
Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael,
Pedro Sánchez

Spanja do t’i kërkojë zyrtarisht Bashkimit Evropian të pezullojë marrëveshjen e asociimit me Izraelin, duke thelluar tensionet diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit.

Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se qeveria e tij do të paraqesë të martën një propozim në Bruksel për ndërprerjen e marrëveshjes, duke argumentuar se “një qeveri që shkel të drejtën ndërkombëtare nuk mund të jetë partner i Bashkimit Evropian”.

Marrëveshja e asociimit BE–Izrael, në fuqi që nga viti 2000, rregullon marrëdhëniet politike dhe tregtare dhe përfshin një klauzolë që e lidh atë me respektimin e të drejtave të njeriut.

Qëndrimi i Spanjës nuk është i ri. Që nga viti 2024, Madridi, së bashku me vende si Irlanda, ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes për shkak të shqetësimeve mbi respektimin e detyrimeve ndërkombëtare nga Izraeli.
Në javët e fundit, qeveria spanjolle ka ashpërsuar më tej retorikën, duke e lidhur kërkesën me zhvillimet në Gaza dhe përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Propozimi i ri vjen gjithashtu pas një nisme të përbashkët të Spanjës, Irlandës dhe Sllovenisë, të cilat i kërkuan Komisionit Evropian që çështja të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Reagimi i Izraelit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Ministri i Jashtëm Gideon Saar akuzoi Sánchez për “hipokrizi” dhe për mbajtje të standardeve të dyfishta, duke pretenduar se qeveria spanjolle mban marrëdhënie me regjime që gjithashtu shkelin të drejtat e njeriut.

“Nuk kemi asgjë kundër qytetarëve të Spanjës, por kundër standardit të dyfishtë të qeverisë së Pedro Sánchez”, deklaroi Saar, duke shtuar se Madridi po mban një qëndrim armiqësor ndaj Izraelit.

Përplasja diplomatike mes dy vendeve zhvillohet në një kontekst më të gjerë tensioni në Evropë ndaj politikave të Izraelit, ndërsa disa shtete anëtare të BE-së po kërkojnë rishikim më të thellë të marrëdhënieve me Tel Avivin.

pedro sánchez spanje izrael

1 Komente

  1. T
    Tony

    Bishti I gjarper it është ne Israel e koka të Bankat cifutet.

    Lini një Përgjigje