TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 08:18

Trump: Irani drejt kolapsit financiar, humbje prej 500 milionë dollarësh në ditë nga mbyllja e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti

Trump: Irani drejt kolapsit financiar, humbje prej 500 milionë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në rrjetin social Truth se Irani po përballet me një kolaps financiar, duke pretenduar se vendi po humbet rreth 500 milionë dollarë në ditë si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Në postimin e tij më të fundit, Trump është shprehur se Irani është “duke u shembur financiarisht” dhe ka kërkuar hapjen e menjëhershme të kësaj rruge të rëndësishme detare. Ai shton gjithashtu se strukturat ushtarake dhe policore në vend nuk po paguhen.

“Irani po shembet financiarisht! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë – Po humbasin para! Po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ushtria dhe policia ankohen se nuk po paguhen. SOS!!!”, shkruan Donald Trump.

Trump: Irani drejt kolapsit financiar, humbje prej 500 milionë

Ndërkohë, Trump ka bërë të ditur se do ta zgjasë armëpushimin me Iranin deri në momentin kur ky i fundit të paraqesë një propozim për t’i dhënë fund konfliktit përfundimisht.

Ai ka theksuar se ka udhëzuar ushtrinë amerikane “ta vazhdojë bllokadën” dhe të “qëndrojë në gatishmëri”.

Lini një Përgjigje