Një tragjedi e rëndë goditi Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme të njëpasnjëshme që ndodhën në orët e para të së enjtes.
Autoritetet kanë publikuar shifrat e para mbi numrin e viktimave të të plagosurve. Nga të dhënat paraprake, të paktën 32 persona humbën jetën dhe rreth 700 janë plagosur, por ekziston frika se numri i viktimave do të rritet ndjeshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar autoriteteve vendase.
Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, së bashku me Ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello dhe kreun e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez, iu drejtuan kombit duke shpallur zyrtarisht vendin në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa emëruan një gjeneral për të mbikëqyrur operacione
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter goditën Venezuelën brenda pak sekondash.
Epiqendra ishte në veriperëndim të komunës së Montalban, në shtetin e Carabobos në Venezuelën qendrore.
Tërmeti goditi edhe kryeqytetin Karakas, rreth 300 kilometra në lindje të epiqendrës. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami në SHBA tha se të dy tërmetet formuan "një binjak sizmik", një fenomen i rrallë në të cilin dy tërmete të forta me magnitudë afërsisht të barabartë ndodhin në të njëjtën zonë ose shumë afër njëra-tjetrës, brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Komuniteti ndërkombëtar është angazhuar me urgjencë për dërgimin e ekipeve të shpëtimit.
Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se autoritetet amerikane janë "të gatshme dhe të afta për të ndihmuar Venezuelën.
“Tërmetet e mëdha që kanë goditur popullin e madh të Venezuelës janë të jashtëzakonshme në magnitudë dhe kanë shkaktuar një numër të tmerrshëm viktimash”, tha Trump, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, të vullnetshme dhe të afta të ndihmojnë!".
Më parë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, siguroi nëpërmjet X se Uashingtoni është në "kontakt" me autoritetet dhe se ata po "mobilizojnë ndihmë" për viktimat e tërmetit.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tha se vendi i tij ka përgatitur 50 ton pajisje dhe furnizime, si dhe 300 punonjës shpëtimi që janë "gati të nisen për në Karakas".
Ekuadori gjithashtu ka marrë masa për të dërguar menjëherë ndihmë në Venezuelë , thotë presidenti i saj Daniel Noboa Azin.
Ndërkohë, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se vendi i tij do të vlerësonte se çfarë masash ndihme mund të ndërmerrte për të mbështetur "kombin e tij vëlla".
Ministri i Jashtëm meksikan Roberto Velasco Alvarez i ofroi gjithashtu Venezuelës "të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen që mund t'i nevojitet".
Lini një Përgjigje