TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2026, 17:55

Armando Broja largohet përfundimisht nga Bërnli? Skuadra kryeqytetase shfaq interes për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja largohet përfundimisht nga Bërnli? Skuadra kryeqytetase
Sulmuesi i kombëtares, Armando Broja

Armando Broja mund të jetë pranë një ndryshimi të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ditët e tij te Bërnli mund të jenë drejt fundit. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka hyrë në listën e dëshirave të Lacios.

Mediat italiane bëjnë me dije se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet përmes një formule të favorshme për klubin kryeqytetas, konkretisht një huazim me të drejtë blerjeje dhe jo me detyrim. Një operacion me kosto të ulët për Lacion, duke marrë parasysh edhe hapësirat e kufizuara që Broja ka pasur së fundmi në Angli.

Një transferim në Serinë A do të përbënte një mundësi të re për sulmuesin shqiptar, i cili do të kërkonte të rikthehej te forma e tij më e mirë dhe të tregonte vlerat në një kampionat me karakteristika të ndryshme nga Premier Liga.

Te Lacio, Broja do të gjente në stol një emër të njohur si Xhenaro Gatuzo, ndërsa në dhomën e zhveshjes do të kishte edhe disa bashkëlojtarë të tij nga Kombëtarja shqiptare, çka mund ta ndihmonte në përshtatjen me ambientin e ri.

Armando Broja largohet përfundimisht nga Bërnli? Skuadra kryeqytetase

armando broja sulmuesi shqiptar lacio

Lini një Përgjigje