Gjatë 8 muajve në detyrë, zbatoi të njëjtën skemë ryshfeti e favorizimi me pasuritë e Klement Balilit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit dhe të 20 kompanive e 572 pasurive të sekuestruara; të cilat figurojnë vetëm në letra sikur i administron shteti...
Pas 8 muajve Drejtor i Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme, ku njëherazi është Drejtor i Politikave të Rendit e Sigurisë Publike, xhambazi Idriz Haxhiaj është shkarkuar nga kjo detyrë.
Edhe në këtë detyrë, Idriz Haxhia u denoncua e skedua për pazare me vrasës, trafikantë e kriminelë të çdo lloji dhe biznesmenë, të cilëve i janë sekuestruar e konfiskuar pasuri të paligjshme, duke i lejuar t’i shfrytëzonin në këmbim të ryshfeteve, por dhe duke ua rikthyer me çmime të ulëta, nëpërmjet ankandeve me blerës fiktivë.
Gjatë 8 muajve drejtor i pronave të sekuestruara, ai u konsiderua si “Idrizi i tmerrshëm”, ngaqë vendoste e zhvaste me gjoba ilegale, nga Tropoja në Sarandë, duke bërë lista ryshfetesh me të sekuestruarit që piketonte e kontaktonte vetë dhe me ata që ia çonin sekserët.
Me largimin e Idrizit nga detyra drejtor i pronave të sekuestruara e konfiskuara, vërtetë që janë hidhëruar kriminelët e biznesmenët që ai favorizonte, por shpëtoi shteti, të cilit i ka sjellë miliona Euro humbje, nga pazaret që bënte me këto pasuri të botës së krimit e korrupsionit.
Me shkarkimin nga detyra, “Idrizi i tmerrshëm” la përgjysmë, pazaret dhe makinacionet, për të shpëtuar pasuritë e sekuestruara të kompanisë “DAAM Sh.p.k” dhe ortakëve të arrestuar Evis Berberi ish- Drejtor i Rrugëve, Valter Begaj e Ervis Lami.
“I tmerrshmi” Idriz Haxhia, zbatoi të njëjtën skemë favorizimi e mashtrimi, me pasuritë e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit dhe të 20 kompanive e 572 pasurive të sekuestruara; të cilat figurojnë vetëm në letra sikur i administron shteti, mbasi realisht vazhdojnë të jenë në përdorim nga ata që i kanë pasur; fakte që janë bërë gati për ta çuar në SPAK./Pamfleti
Lini një Përgjigje