Fermerët nuk do të përfitojnë më naftë me çmim të reduktuar, pasi Ministria e Bujqësisë vlerësoi se kjo skemë nuk ka funksionuar plotësisht, dhe ka pasur abuzime.
Këtë të hënë janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh, krahas masave mbështetëse për fermerët.
Bëhet fjalë për 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për fermerët dhe agrobiznesin që përfshijnë:
• tufën bazë të matrikulluar të gjedhit;
• tufën bazë të matrikulluar të imtave
• mbarështimin e bletarisë
• tufën bazë të matrikulluar të dosave dhe/ose paradosave
• kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera dhe tunele plastike
• fermat organike
• implementimin dhe certifikimin Global GAP
• mbështetjen për sipërfaqet e mbjella
• ripopullimin e peshkimit në ujërat e brendshme
Ndërkohë, masat e investimit fokusohen te:
• mbështetja për fermerët e rinj
• ndërtimi dhe rikonstruksioni i staneve
• pajisjet, makineritë dhe mjetet për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës
Qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekësh për këtë nismë.
“Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten me 10 milionë lekë ose 10 mijë euro grant, kryesisht në blegtori.
Për ndërtimin e staneve për blegtorët me grant diku te 3 milion lekë, për pajisje dhe makineri bujqësore me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit. Prioritet do ketë në blegtori, ku për gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë, për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë, ku dyfishohet për bletën nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë, që është një nga mbështetjet që i kemi dhënë bletarisë. Kemi rreth 600 mijë koshere dhe duam ta çojmë në vitin 2027 në 1 milion”, ka deklaruar më herët ministri Salla…(Lexo më shumë)
Ndërkohë, do të hiqet skema e naftës. Fermerët nuk do të përfitojnë më naftë me çmim të reduktuar, pasi Ministria e Bujqësisë vlerësoi se kjo skemë nuk ka funksionuar plotësisht, dhe ka pasur abuzime.
Aplikimi mund të kryhet online përmes platformës e-Albania.
Lini një Përgjigje