
Ndoshta nuk kanë faj hajdarët e SPAK-ut, se në vitin 2024 kanë bërë vetë një tender rreth 5 milionë euro për një urë që do të lidhë dy organet SPAK-BKH, se hajdar-prokurorëve të SPAK-ut të Brahos dhe agjentëve të BKH-së “u rrezikohej” jeta po të kalonin në këmbë rrugën 10 metra në tokë dhe “duhej” patjetër kjo urë ajrore për komunikim.
Gjyqtarja e GJKKO-së, znj. Marinela Osmani, i ka kthyer hajdar-prokurorëve të SPAK-ut mbrapsht dosjen për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke i lënë detyra konkrete me 20 pyetje që hajdar-prokurorët e SPAK-ut duhet t’ia bëjnë Irenës, një noteri dhe avokatit të Irenës.
Një gjyqtar tjetër po i GJKKO-së ka kthyer mbrapsht dosjen e hajdar-prokurorëve të tjerë të SPAK-ut për një “xhepist” të vogël si Jonaid Myzyri, që ka “ruajtur” vetëm në një tender 2.2 milionë euro dhe prokurorët hajdarë të SPAK-ut kanë kërkuar pushimin e çështjes, se 2.2 milionë euro u janë dukur shumë pak.
Ndoshta nuk kanë faj hajdarët e SPAK-ut, se në vitin 2024 kanë bërë vetë një tender rreth 5 milionë euro për një urë që do të lidhë dy organet SPAK-BKH, se hajdar-prokurorëve të SPAK-ut të Brahos dhe agjentëve të BKH-së “u rrezikohej” jeta po të kalonin në këmbë rrugën 10 metra në tokë dhe “duhej” patjetër kjo urë ajrore për komunikim.
Prej rreth 6 muajsh, kur z. Dumani dorëzoi detyrën, SPAK-u jo vetëm që nuk ka nisur asnjë çështje ndaj hajdutëve të pushtetit, por edhe për ato çështje që ishin nisur ka filluar të kërkojë pushimin e tyre, si qasje e re e hajdar-SPAK-ut ndaj hajdutëve të pushtetit, meqenëse në zgjedhjen e hajdar-shefit të SPAK-ut u angazhuan fort hajdarët e pushtetit, përveç Zeqirëve dhe B…eqirëve të KLP-së që kërkonin “vegla” relaksi nga Italia për “kompensim” të shqyrtimit të një ankese të një qytetareje që ankohej për një hajdareshë-prokurore.
E habitshme është heshtja e të gjithë hajdarëve ndërkombëtarë dhe e Zeqirëve dhe Beqirëve të ambasadave që nuk belbëzojnë asnjë fjalë për këtë “vrull” të madh pune në hetime që ka ndërmarrë SPAK-u pas 16 dhjetorit 2025, duke kërkuar pushim të çështjeve që kanë qenë në hetim.
Se për fillim hetimesh ndaj dhjetëra aferave të qindra milionave eurove as që bëhet fjalë deri nga dhjetori, besoj, kur të mbushet viti që SPAK-u ka ndryshuar “kapon”.
O Hajdar Myzyri, pse nuk e permend haresen e SPAK-ut per krimin shteteror te 21Janarit? Servil, bythlepires i komunistit non grata nderkombetar.
O.Myslym. bravo te qofte. Ku te gjej te qerasi sa here qe flet. Atyre qe nuk ju pelqen fjala jote. E dine. Qe babai dhe gjyshi i tyre ju ka lene. Amanete.1...varesia ekonomike te qon ne varesi politike.2.bare do te hame.3.vota eshte plumb per armikun. Te na rroje udheheqesi..skenderbeu....Partia demokratike. Harroi dhe mire ti bebet..Se te keqen.Duhet shkulur nga rrenjet..nuk e bene..te persekutuarit harruan..falen.dhe si perfundim. Duhet.Revolucion.
Mire apo keq,Myslymi te pakten flet. Kush mbron pushtetin,ne pergjithesi eshte i perlyer nga pushteti (ose servil partie,ose merr ndonje rroge gjekundi). Efhe kjo eshte e keqja,ne 2026,bota e hapur dhe shqipot vdesin per nje pume ne shtet,si ne monizem...edhe ti lepijne sumen drejtorit t rradhes... Fol o Myslim fol,po keta skane guxim te shohim veten ne pasqyre,se i mban partia me buke,aq te zote jane