myslim murrizi

Myslim Murrizi përplaset me Berishën në mbledhjen e PD-së: Pse nuk flet për tenderat që marrin shokët e Shkëlzenit - Politike
Politike 8 Maj 2018, 07:46

Myslim Murrizi përplaset me Berishën në mbledhjen e PD-së: Pse nuk flet për tenderat që marrin shokët e Shkëlzenit

Shkruar nga Pamfleti
Myslim Murrizi përplaset me Berishën në mbledhjen e PD-së:

Myslim Murrizi përplaset me Berishën në mbledhjen e PD-së: Pse nuk flet për tenderat që marrin shokët e Shkëlzenit

Sali Berisha është përplasur dje me deputetin Myslim Murrizi, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Shkak është bërë kërkesa e Berishës, që PD të denooncojë koncensionet, që sipas tij po përfiton Olsi Rama nga qeveria.

Por Murrizi i ka kërkuar Berishës të flasë për koncesionet që marrin nga qeveria njerëzit e PD-së.
Ai përmendi disa emra, si Ridvan Bode, Keltis Kruja, shok i Shkëlzenit, Fabian Topallaj etj.
“Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit”, tha Berisha.

“Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Pse nuk flasim për shoferin e Bodes dhe vëllain e Keltis Krujës”, iu përgjigj nga ana tjetër Murrizi

Politike Myslim Murrizi përplaset me Berishën në mbledhjen e PD-së: Pse nuk flet për tenderat që marrin shokët e Shkëlzenit