Nëse DASH do t'i kishte hequr non gratën, Sali Berisha nuk do t'ia linte Andi Bushatit eksluzivitetin e një lajmi të tillë, Çim Pekës apo Belo Këlliçit, por do të dilte në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp...
Edhe pse çfarë nuk blihet me lekë, blihet me shumë lekë, heqja e njërës prej damkave nongrata Sali Berishës është gënjeshtra radhës poshtëruese sidomos për demokratët, e prodhuar në kushtet e tronditjes nga humbja e monopolit opozitar nga protesta e parecedentë në bulevard, me parullën dominuese 'Rama n'burg, Berisha n'burg' dhe 'opozitë e shitur'.
Përmes fuqisë magjike të arkës së Shkëlzenit lobistët kanë arritur njëfarë lehtësimi sanksionesh, si për shembull lejimin për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet në SHBA, sa për të justifikuar pagesat me burim të errët, truk që po shitet nga Berisha si heqje e nongratës për të kaluar një moment trullosje politike, deri kur të sajojë një gënjeshtër tjetër për të zëvëndësuar gënjeshtrën aktuale.
Së pari, nuk ka dhe nuk pritet të ketë një konfirmim nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për heqjen e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e zezë për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë, pasi nuk ka një vendimarrje të tillë.
Së dyti, nëse DASH do t'i kishte hequr non gratën, Sali Berisha nuk do t'ia linte Andi Bushatit eksluzivitetin e një lajmi të tillë, Çim Pekës apo Belo Këlliçit, por do të dilte në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në oborrin e SHQUP do ushtonin daullet, do rrethohej SPAK dhe do t'i jepej ultimatum Britanisë së Madhe për të 'korrigjuar gabimin' si SHBA-të.
Së treti, gënjeshtra e heqjes së sanksionimit reflektohet qartësisht në mesazhin e Sali Berishës, i cili flet për kthim, vizë për në SHBA dhe një komunikim zyrtar, duke nënkuptuar se ka marrë leje për të udhëtuar për në SHBA, një lehtësim që nuk ka lidhje me zhbërjen e vendimit për sanksionimin e Berishës në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme
Lini një Përgjigje