TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Prill 2026, 16:49

Po sikur të çmenden deputetët?

Shkruar nga Artan Fuga
Po sikur të çmenden deputetët?
Kuvendi i Shqipërisë

Çfarë mund t'ju thotë qeveria opozitës që i jep shkopin në dorë. Siguri doni? Mirë, ndalohen për një afat të pacaktuar mitingjet, shpallet shtetrrethim, policia kontrollon çdo njeri pak ezmer në rrugë, etj.

Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike.

Mu kujtua kjo pyetje sot në drekë kur bashkë me disa miq po gëlltitnim një salep në një lokal ku ishte hapur televizori dhe transmetoheshin diskutime deputetësh mbi njoftimin e ambasadës amerikane që paralajmëronte qytetarët amerikanë të kishin kujdes se mund të bëheshin tabela qitjeje për sulme nga forca të lidhura me Iranin.

Po ç'thoshin deputetët?

Deputetët e opozitës thanë se qeveria duhet të marrë masa sigurie, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Hapa sytë katërsh, për pak më iku mendja. Hera e parë që dëgjoj që një opozitë kërkon të hyjë në fuqi veprime agjencish që janë specializuar për sigurinë!

Çfarë bëhet? Nga njëra anë njoftojnë për miting a demonstratë, a marshime proteste dy javë më pas, nga ana tjetër i kërkojnë kryeministrit të marrë masa sigurie!

Çfarë mund t'ju thotë qeveria opozitës që i jep shkopin në dorë. Siguri doni? Mirë, ndalohen për një afat të pacaktuar mitingjet, shpallet shtetrrethim, policia kontrollon çdo njeri pak ezmer në rrugë, etj.

E padëgjuar!

Nga ana tjetër ministri i jashtëm me siguri të çuditshme thotë gjendja është krejt në kontroll, nuk ka asnjë rrezik. Uaaaauuu! Thashë po ky nga e di se ç' gatuhet në kuzhinat e fshehta të luftës atje larg. Si na e jep këtë siguri a thua se di ç' bëjnë ata që ambasada thotë kujdes!

Shikoja ekranin dhe thithja herë pas here salepin.

Atje tej dikush tundte kot derën e lokalit!

fuga ps pd protesta

Lini një Përgjigje