TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2026, 19:10

Aksidenti në Çermë-Divjakë, reagon policia: 38-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital, 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Çermë-Divjakë, reagon policia:

Policia ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor "Çermë–Divjakë", ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 38-vjeçar.

Sipas uniformave blu, 38-vjeçari Bajram Kaçani, nuk arriti dot t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, 45 vjeç, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, të cilët udhëtonin me të u plagosën por, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 15:00, në aksin rrugor 'Çermë–Divjakë', automjeti me drejtues shtetasin H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje