TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2026, 14:30

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në
Arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Lushnjë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Në pranga ka rënë Bledar Buxheli, i njohur edhe me identitetin Bledar Çelo, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Arrestimi u krye në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor "Fast", pas lokalizimit të tij nga strukturat e FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Apelit e Venecias e dënoi 48-vjeçarin në vitin 2024 me 11 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burg.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast", për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast". Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale "Trafik droge", të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia.

Lini një Përgjigje