Një i dënuar ka humbur jetën këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.
Sipas burimeve, viktima është Artur Doku, 52 vjeç, banues në Burrel, i cili po vuante dënimin për një vrasje të kryer në vitin 1997. Atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj burg për të vuajtur.
Nga informacionet paraprake mësohet se 52-vjeçari vuante nga probleme kardiake dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konfirmuan vdekjen.
Më pas, trupi i pajetë u dërgua në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka dyshime për rrethana kriminale. Shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore.
Lini një Përgjigje